‘Dita e biçikletës’, me dhjetëra fëmijë e të rritur buzë liqenit të Shkodrës
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me aktorë të tjerë vendorë organizuan “Ditën e Biçikletës”, një traditë kjo disavjeçare në qytetin e Shkodrës. Biçikleta është një dashuri e hershme e shkodranëve të cilët njihen për përdorimin e mjetit dyrrotak nga të gjitha moshat. Një pjesëmarrje e tillë u vu re edhe në pedonalen e Molit, ku qytetarë të shumtë u bënë pjesë e aktivitetit, e më të veçantit ishin fëmijët.
“Është i disati vit që ne organizojmë një event të tillë. Synojmë të sjellim në vëmendjen të qytetarëve të fëmijëve, të prindërve, të rinjve më shumë kujdes për ambienti, por edhe për shëndetin, pasi dihet që biçikleta është një mjet që nuk shkakton ndotje të ambientit, por në të njëjtën kohë të siguron një shëndet të mirë fizik”, thotë Kastriot Faci, organizator.
Pjesëmarrësit ishin jo vetëm nga Shkodra, por kishte edhe ata që kishin udhëtuar nga Ulqini.
“Për mua është shumë e rëndësishme, pasi një biçikletë më tepër i shtohet qytetit të Shkodrës edhe një makinë më pak në Shkodër. Kam ardhur me biçikletë sot në qytet. Ajri më i pastër, miqësia, njohuri të reja edhe promovim i mirë, shembull i mirë që edhe Ulqini të ketë një ditë të tillë”, shprehet Dom Gabrieli, prift në Ulqin.
Por sa respektohet në përditshmëri lëvizja më biçikletë në qytetin e Shkodrës dhe a ka mjaftueshëm korsi biçikletash?! Nga një vëzhgim i bërë nga Euronews Albania në Shkodër rezulton se pjesa më e madhe korsive bllokohen nga automjetet.
Apelit të qytetarëve i shtohet edhe kërkesa për ndihmë nga bashkia drejtuar policisë së qarkullimit rrugor, për një vëmendje të shtuar të policisë për respektimin e korsive të biçikletës nga qytetarët.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta