Dita e çlirimit të Kosovës, Kuvendi kërkon unitet të qëndrueshëm dhe ruajtje të sovranitetit

12 Qershor 2020 | 12:00

Në shënimin e 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kuvendi është mbledhur në një seancë solemne ku është kërkuar unitet i brendshëm karshi Serbisë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani bëri një kronologji të ngjarjeve historike deri në Ditën e Çlirimit, që sipas saj, ishte fitore e shpresës.

“Pas 78 ditë bombardimesh të caqeve ushtarake jugosllave dhe të policisë serbe, shpresa ngadhënjeu, Kosova e pa dritën e lirisë teksa qytetarët e saj morën frymë dhe përjetuan atë që njihet si Ditë e Lirisë apo Ditë e Çlirimit”, tha ajo.

Duke folur për krimet që ka kryer regjimi serb dhe këmbënguljen e shqiptarëve për liri e pavarësi, kryeparlamentarja falënderoi aleatët, duke thënë se falë tyre Kosova shpëtoi nga zhbërja.

E para e Kuvendit kërkoi unitet në idenë për paqe të qëndrueshme, duke ruajtur tërësinë territoriale të Kosovës.

“Në këtë ditë të lirisë, nga kryeqyteti i shtetit të Kosovës kemi vetëm një mesazh. Siç ishim unik dikur për lirinë, si një akt sublim, sot duhet të jemi unik në idenë për paqe të qëndrueshme duke mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë në çdo pëllëmbë të territorit të tij. Ne jemi të gatshëm ta kultivojmë paqen dhe stabilitetin rajonal siç kemi bërë gjithnjë, sepse kjo ishte porosia e Presidentit (Bill) Clinton në vizitën e tij të parë në Ferizaj, pas luftës, kur tha: ne e fituam luftën, tani është koha që ju ta ndërtoni paqen”, u shpreh Osmani.

Ndërkohë, pjesë e seancës ishin e video-mesazhet e miqve ndërkombëtar të Kosovës, si senatori amerikan Bob Dole, ish-sekretari britanik i Mbrojtjes, George Robertson, ish kryeministri italian Massimo D’Alema e të tjerë.

“Përshëndetje për të gjithë miqtë e mi në Kosovë. Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në Ditën e Lirisë, por dua të përmend se çfarë arritje të mëdha keni bërë për të festuar 21 vjetorin e çlirimit. Dhe unë jam i lumtur që kam qenë pjesë e tij (çlirimit) dhe bëj atë që ka qenë ndihmesë, por kryesisht kanë qenë njerëzit e vendit tuaj të mrekullueshëm që e kanë bërë këtë të mundur. Unë jam këtu për ndonjë nevojë që mund të keni, dhe nëse ndonjëherë mund të jap ndihmë në diçka, vetëm më telefononi. Faleminderit, për atë që keni mundur të bëni, dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, tha senatori Dole.

“Ditët e kampanjës së NATO-s për ta çliruar popullin e Kosovës dhe spastrimi etnik. Kosova tani është një vend i pavarur dhe multietnik, paqësor dhe stabil, dhe tani është në rrugën e saj drejt Evropës, dhe kjo e mbush zemrën time me krenari të pamasë. Jam i lumtur që njerëzit e këtij vendi janë zhvilluar në një mënyrë që njerëzit para 21 vjetësh do ta konsideronin të paimagjinueshme. Për Kosovën, sikur edhe për vendet tjera në Evropë sot, e ardhmja pas kësaj pandemie të tmerrshme do të jetë e vështirë dhe problematike, por unë jam i sigurt se me shpirtin e njëjtë që keni pasur në këto 21 vjet në Kosovë për të ndërtuar vendin së bashku, ky shpirt do ju mundësoj të tejkaloni të gjitha sfidat me të cilat do të përballeni ju dhe çdo komb në të ardhmen. Ju uroj gjithë të mirat dhe uroj Ditën e Çlirimit”, theksoi Robertson.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Osmani kërkoi që një ulëse në Kuvendin e Kosovës t’u kushtohet fëmijëve të vrarë në luftë. E në nderim dhe kujtim të tyre, në oborrin këtij institucioni u mbollën 1133 lule të reja, për po aq fëmijë të vrarë gjatë luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026