Dita e çlirimit të Kosovës, sot 22 vite nga ndërhyrja e trupave të NATO-s
Krerët e institucioneve të Kosovës zhvilluan homazhe në Prishtinë te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 22 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Ndërhyrja e NATO-s, më 12 qershor, 1999, pasoi fushatën e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër ushtrisë serbe.
Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se hyrja e forcave të NATO-s së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i sollën vendit lirinë, çlirimin dhe paqen.
Ndërsa kryeministri, Albin Kurti tha se në qershorin e vitit 1999 këmbësoria e NATO-s iu bashkua ndërhyrjes ajrore kundër Jugosllavisë së Millosheviçit për të ndaluar gjenocidin kundër popullit shqiptar.
Zëvendëskomandanti i KFOR-it, nënvizoi se KFOR do të qëndroj në Kosovë për aq sa do të jetë e nevojshme për të siguruar paqe për të gjitha grupet etnike në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkimi Evropian njofton zyrtarisht takimin mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç
Takimi Kurti-Vuçiç, Petkoviç: Serbia gati për dialog, njohja e ndërsjellë nuk është aspak temë
Caktohet takimi Kurti-Vuçiç, zëdhënësi i BE-së Stano: Presim përkushtim
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta