Dita e dytë e protestës së maturantëve, bllokohet rruga e Durrësit
Në 11 qershor u zhvillua provimi i matematikës për maturantët, provim i cili ngjalli shumë reagime prej vështirësisë së tij, që sipas nxënësve ishte një tezë jashtë pritshmërive.
Një ditë pas provimit nisën protestat, të cilët vijuan dhe ditën e diel. Maturantët bllokuan rrugën e Durrësit në shenjë revolte me arsyetimin se duan një përgjigje nga ministria e Arsimit dhe reagimi i ministres Kushi nuk ishte i mjaftueshëm.
Sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, është ende duke u vlerësuar niveli i vështirësisë së provimit dhe nëse tejkalon nivelin e parashikuar atëherë do të rishikohet shpërndarja e pikëve në test.
Rreth orës, 12:30 protesta e maturantëve u zhvendos pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Protestat u zhvilluan në disa rrethe ndërsa në mbështetje të tyre dolën dhe disa prindër të cilët u shprehen të irrituar për situatën në të cilën ndodhen fëmijët e tyre.
“Këta po tallen me të ardhmen e fëmijëve tanë. Stresin dhe mundin e fëmijëve tanë kush na e paguan. Vajza nuk ka fjetur gjumë fare, është bërë me stres, nuk ha, nuk pi, nuk fle, ka studiuar ditë natë”, theksoi njëri nga prindërit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta