Dita e dytë në Kosovë, Edi Rama vijon takimet me aktorët politikë
Pas takimeve të djeshme me krerët shtetërorë, kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atë të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, kryeministri Edi Rama do vazhdojë sot takimet me liderët tjerë partiakë.
Shefi i qeverisë shqiptare fillimisht pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, e më pas me atë të AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndonëse Rama e ka në agjendë edhe takimin me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ky i fundit ka njoftuar se nuk do ta presë kryeministrin shqiptar, për shkak të padisë për shpifje ndaj tij.
Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pak ditë pasi Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë ngriti aktakuza për krime lufte për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kreun e Partisë Demokratike, Kadri Veselin.
Por, pretendimet e ngritura nga Prokuroria Speciale u hodhën poshtë nga vetë Thaçi, i cili deklaroi se ai nuk ka kryer krime lufte dhe se beson në pafajësinë e tij. Kreu i shtetit u shpreh se do të japë dorëheqje nëse konfirmohen akuzat.
“Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi. Prandaj apeli me të cilin dua ta mbyll ketë mesazh sonte është: Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë. Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejshëm. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat”, tha Thaçi.
Lexoni gjithashtu:
Hashim Thaçi beson në pafajësi: S’kam bërë krime, jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza
Rama në Kosovë, quan akuzat ndaj Thaçit ‘fletë-rrufe speciale’
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta