Dita e pestë e protestës, qytetarët thirrje për drejtësi, policia ndërhyn më ujë dhe gaz lotsjellës

14 Dhjetor 2020 | 06:32

Nën thirrjet “unë jam Klodiani” u zhvillua ditën e djeshme dita e 5 e protestës në nder të 25-vjeçarit Klodian Rasha që u ekzekutua nga një efektiv i repartit ‘Shqiponja’ mbrëmjen e 8 dhjetorit.

Ndryshe nga ditët e tjera protesta e ditës së djeshme ofroi një tjetër panoramë. Nisi e qetë, me qytetarët që përsërisnin thirrjet kundër qeverisë, por pa kaluar në akte të dhunshme që kemi parë në ditët e kaluara.

Në vend të forcës protestuesit zgjodhën që ditën e djeshme të godisnin me akte simbolike. Megjithatë nuk kaloi pa incidente.

Policia ndërhyri duke hedhur uji dhe gaz lotsjellës mbi turmën e qytetarëve në momentin që ata po i drejtoheshin drejtorisë së policisë së Tiranës.

Pas konfrontimit që zgjati disa minuta ku patëm edhe disa nga protestuesit që u shoqëruan protesta vijoji e qetë në ‘Sheshin Skënderbej’.

Në momentet e fundit të protestës u shënuan edhe disa incidente të lehtë me qytetarët që u shpërndanë.

Nder të tjera protestuesit akuzuan Policinë e Shtetit për dhunën e ushtruar ndaj qytetareve dhe bënë thirrje për lirimin e personave që tashmë janë shoqëruan në ambientet e komisariateve të policisë.

Lexoni gjithashtu:

‘Edhe dhuna policore është pandemi’: Dita e pestë e protestës për Klodian Rashën në imazhe (Fotogaleri)

Dita e 5-të e protestës, policia shpërndan me gaz lotsjellës të rinjtë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026