Turma e protestuesve ‘amok’ nëpër rrugët e Tiranës, pasi policia u qepet pas me lotsjellës dhe ujë

11 Dhjetor 2020 | 19:25

20:50 Policia po përpiqet të shpërndajë protestuesit e fundit duke i ndjekur nga pas në rrugët e kryeqytetit.

20:25 Protestuesit u kanë vënë zjarrin disa koshave të mbeturinave në zonën pranë stadiumit “Stërman Stërmasi”.

21:20 Protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime ndërsa janë grup efektivësh po ndjekin protestuesit me makinë ujëhedhëse në sheshin “Willson”.

20:15 Policia ndjek me makinë për hedhjen e ujit dhe gaz lotsjellës protestuesit në zonën e ish-Bllokut.

19:55 Aktualisht një grup i vogël protestuesish ndodhët në zonën e ish-Bllokut, ku bëjnë thirrje për dorëheqjen e Drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Ardi Veliu.

19:45 Forcat e policisë nuk po lejojnë grumbullimin e protestuesve para Kryeministrisë. Një pjesë e mirë e protestuesve duket se tashmë janë tërhequr, nxitur kjo dhe nga përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës.

19:30 Forcat e policisë po shpërndajnë çdo grumbullim duke tentuar që t’i japë fund ditës së tretë të protestës.

19:25: Reagimi i OSBE

Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë.

19:20 Policia po përdor makinë uji si dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

19:15 Protestuesit kanë krye akte vandal në rrugët e kryeqytetit si dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugore.

19:15: Ambasadori gjerman Peter Zingraf

Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës.

Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna

19:10 Policia ka nisur shoqërimin e disa prej protestuesve ndërkohë që protesta tashmë nuk ka një vendgrumbullim të caktuar.

19:05 Reagon ambasadori i BE, Luigi Soreca

Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët

18:55 Një pjesë e mirë e protestuesve po nisen drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

18:50 Protestuesit janë shpërndarë në disa grupe, ku disa qëndrojnë para Kryeministrisë, një grup tjetër para Ministrisë së Brendshme ndërsa një pjesë tjetër është zhvendosur në zonën e ish-Bllokut.

18:35 Policia po përdor makinë uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pasi disa nga pjesëmarrësit kanë hedhur shashka në drejtim të forcave të rendit.

18:30 Protestuesit janë vendosur para godinës së Kryeministrisë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

18:20 Një grup i konsiderueshëm qytetarësh, kryesisht të rinj, kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deri tani vihet re një prani më e pakët në numër e pjesëmarrësve në krahasim me dy ditët e para të protestës për vrasjen e 25-vjeccarit Klodian Rashës nga policia. 

18:05 Reagon ambasada amerikane

Vdekja e Klodian Rashas është një tragjedi dhe ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kryemadhi, për të diskutuar mbi të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e udhëheqësve. Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojnë llogaridhënie në të gjitha rastet. Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë ndaluar oficerin në fjalë dhe kanë nisur hetimet. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të përkëqejësojnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen, dhe që zërat e tyre, përfshirë atyre në protestë, të kenë mundësi të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë.

18:00 Protestuesit e parë janë grumbulluar pranë Parkut Rinia dhe ende nuk janë afruar pranë godinës së ministrisë së Brendshme. Mësohet se për mbarëvajtjen protestës janë angazhuar rreth 1 mijë efektivë policie.

Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një mesazhi të publikuar në Facebook ka kërkuar nga palët politike vetëpërmbajtje, pas trazirave të dy ditëve të fundit që pasuan vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Në njoftimin e ambasadës bëhet me dije se ambasadorja Juri Kim është takuar me liderët kryesorë në vend nga të cilët ka kërkuar përgjegjshmëri në ballafaqimin ndaj kësaj situate të ardhur pas një tragjedie.

Gjithashtu ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci me një shënim në faqen zyrtare në “Twitter”, diplomati italian thotë se ndihet i trishtuar, ndërsa beson në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nisën të mërkurën me kërkesat kryesore dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, dorëheqje që u deklarua mbrëmjen e djeshme pas një video-mesazhi të Kryeministrit Edi Rama.

Ndryshe nga dita e parë dhe e dytë, tashmë protestuesit kanë dalë me kërkesa të tjera të qarkulluara në rrjetet sociale:

  • Largimin e kryeministrit Edi Rama
  • Largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu
  • Reformimi i Policisë së Shtetit

Lexoni gjithashtu:

Protesta për Klodian Rashën, arrestohen 59 persona, policia apel prindërve të ndalojnë të miturit

Shoqatat e gazetarëve të indinjuara nga dhuna dhe arrestimi i gazetarit Xhoi Malësia

Protesta për Klodian Rashën, Avokati i Popullit kundër dhunës policore ndaj të miturve

Gjykata e Tiranës lë në qeli efektivin që vrau Klodian Rashën

”Qëllova drejt këmbëve të Rashës”, dëshmon efektivi: Klodiani bërtiti, e gjeta pa shenja jete

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026