Dita e tretë e vaksinimit anti-COVID, injektohen 50 mjekë dhe infermierë, pasi 21 ditësh marrin dozën e dytë

13 Janar 2021 | 11:50

Sot është dita e tretë e vaksinimit anti-COVID, proces që po zhvillohet në ambientet e “Air Albania” në kryeqytet.

Gazetarja Dorina Halili raportoi se procesi po vijon normalisht dhe se vaksina po u injektohet mjekëve dhe infermierëve nga spitalet COVID.

Sipas saj, ditën e sotme kanë bërë vaksinën COVID 50 mjekë dhe infermierë, ndërkohë që pritet që të vaksinohen edhe 20 të tjerë.

Gazetarja tha se të gjithë mjekët dhe infermierët që bëjnë sot vaksinën, duhet të marrin dozën e dytë pas 21 ditësh.

Ndërkohë, në ambientet e “Air Albania” nuk lejohet që të filmohet procesi i vaksinimit dhe mediat nuk kanë autorizim për të hyrë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, kjo është një masë e marrë për të shmangur grumbullimet.

Gazetarja Halili tha më tej se në diët e në vijim çdo media do të ketë lejen e saj për ta filmuar nga afër këtë proces. 

Sakaq, mesditën e sotme kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në depon qendrore të ISHP-së, ku publikoi pamje nga frigoriferët ku mbahen vaksinat anti-COVID.

Gjatë inspektimit të kapaciteteve të zinxhirit ftohës në Institutin e Shëndetit Publik, shefja e epidemiologjisë, Silva Bino tha se vaksinat përdoren brenda kohës së përcaktuar.

“Ne jemi përpjekur që çdo dozë ta përdorim brenda orarit që ajo ka sepse kur hollohet mund ta përdorësh brenda 5 orësh në temperaturë frigoriferike dhe 2 orë temperaturë ambienti”, tha Bino.

Lexoni gjithashtu:

Dita e dytë e vaksinimit anti-COVID në ”Air Albania”, së shpejti do u injektohet edhe të moshuarve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026