Dita Ndërkombëtare e lajmeve të rreme, paralajmërime për rritjen e dezinformimit nga AI
Në Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, ekspertët ngrenë shqetësimin për përhapjen në rritje të dezinformimit të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, i cili po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u dalluar nga përmbajtja reale.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi, ku morën pjesë rreth 27 mijë persona nga 27 vende të Bashkimit Evropian, pothuajse gjysma e titujve të krijuar nga inteligjenca artificiale u konsideruan si të vërtetë. Madje, pjesëmarrësit treguan se kishin më shumë gjasa t’i besonin dhe t’i shpërndanin këto lajme, veçanërisht kur ato lidhen me ngjarje reale.
Studimi thekson se shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të dallojnë përmbajtjen e krijuar nga njeriu nga ajo e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale, duke rritur rrezikun e manipulimit të informacionit, sidomos në periudha të ndjeshme si konfliktet ndërkombëtare apo zgjedhjet.
Ekspertët rekomandojnë disa mënyra për të identifikuar përmbajtjen e dyshimtë, duke përfshirë vëzhgimin e detajeve vizuale të pazakonta, përdorimin e kërkimit të kundërt të imazheve dhe verifikimin e burimeve përmes platformave të specializuara.
Gjithashtu, përdorimi i mjeteve teknologjike për zbulimin e përmbajtjes së gjeneruar nga AI dhe shmangia e reagimeve të menjëhershme emocionale konsiderohen hapa kyç për të frenuar përhapjen e lajmeve të rreme.
Në një kohë kur teknologjia po avancon me ritme të shpejta, ekspertët bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes nga publiku, duke theksuar se verifikimi i informacionit është më i rëndësishëm se kurrë.
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij