Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Meta: T’i japim frymëmarrje sektorit, turizmi nuk janë vetëm hotelet me 5 yje
Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit e vlerëson këtë sektor si strategjik për ekonominë e vendit dhe nënvijëzon për vëmendje të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore dhe të gjithë vendit.
Teksa thekson se turizmi nuk janë vetëm hotelet me 5 yje, por të gjitha bukuritë natyrore që ka vendi ynë si dhe traditat dhe zakonet e spikatura, kreu i shtetit tërheq vëmendjen se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar dhe të pazhvilluar.
“Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare e familjare, i goditur së fundmi dhe nga pasojat e rënda të COVID-19, meriton më shumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore të mrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë.
Turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje!
Turizëm në radhë të parë janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti.
Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore, janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe sa duhet.
Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë”, shprehet presidenti.
Sipas tij, i duhet dhënë një frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit, duke rikthyer shpresën për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme të sigurt’.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta