Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ministrja Gjonaj pjesë e forumit në Këshillin e Europës

9 Dhjetor 2020 | 10:49

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit në Shqipëri ishte pjesë e kremtimit të Ditës së Antikorrupsionit, në një forum të nivelit të lartë të Këshillit të Europës me tematikë parandalimin dhe uljen e korrupsionit në këto kohë pandemie.

Ministrja Gjonaj u shpreh se shoqëritë tona janë përballur me sfida pa precedent këtë vit për të parandaluar ndikimin e pandemisë në sektorë delikatë të prirur ndaj korrupsionit.

Ajo përmendi investimin e qeverisë në shërbimet online ku sipas saj falë tyre jo vetëm trajtimi i pandemisë u bë më i mundur, por edhe vetë qeverisja funksionoi pa ndërprerje.

Këto lloj mekanizmash në gjykimin e qeverisë janë një hap i rëndësishëm për shmangien e korrupsionit në të gjitha format e tij.

Ministrja Etilda Gjonaj falënderoi Sekretarin Ekzekutiv të GRECO-s, Gianluca Esposito për mbështetjen e përpjekjeve antikorrupsion të Shqipërisë, të cilit i ritheksoi angazhimin këmbëngulës në luftën ndaj korrupsionit në vend.

Ajo bëri me dije se qeveria po aplikon plane integriteti në sektorë të shumtë duke filluar nga shërbimet shëndetësore.

Sipas Gjonajt kjo është një luftë jo vetëm për të shpëtuar jetë por për t’i thënë jo çdo tundimi korruptiv.

„Ne nuk duhet të investojmë në të kaluarën, por në të ardhmen dhe patjetër që nuk duhet ta shohim këtë si një krizë që i jep rrugë korrupsionit, por më tepër si një mundësi reale për një rimëkëmbje transformuese nga sëmundja e praktikave korruptive dhe mungesa e integritetit tek një shoqëri e shëndetshme dhe nën sundimin e ligjit,“ – tha Gjonaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026