Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Avdullah Hoti vlerëson angazhimin e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ka shkruar se njerëzit kryesisht të rinjtë e të rejat, në të gjitha etapat e rrethanat janë dëshmuar me angazhimin dhe shpirtin e tyre vullnetar.
Shefi i ekzekutivit shkroi në “Facebook” se kjo ditë e shënuar u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale për interesat e shoqërisë dhe komunitetit.
“Kjo ditë e shënuar u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve që sakrifikojnë interesat e tyre personale për interesat e shoqërisë dhe komunitetit dhe në të njëjtën kohë përfitojnë edhe shkathtësi, eksperienca dhe miqësi të reja anekënd botës”, shkroi ai.
Ai veçoi rolin dhe angazhimin e të rinjve për kontributin dhe rolin e luajtur në shoqërinë e Kosovës.
“Njerëzit e vendit tonë, kryesisht të rinjtë e të rejat, në të gjitha etapat e rrethanat janë dëshmuar me angazhimin dhe shpirtin e tyre vullnetar. Shpresoj se vitin tjetër këtë ditë të veçantë do ta shënojmë në kushte krejt normale dhe pa pandemi”, shton ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta