Djegia e selisë së PS-së Shkodër, Ilir Beqja: Tashmë e qartë se protestat kanë prapavijë politike

12 Dhjetor 2020 | 13:17

Drejtuesi i shtabit elektoral socialist për qarkun e Shkodrës, Ilri Beqja tha për Euronews Albania se pas djegies së selisë së PS-së “protestat nuk kanë më lidhje me vrasjen e Klodian Rashës por kanë prapavijë politike”.

Beqja ngarkoi me përgjegjësi për skenat e dhunës Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademin, drejtuesit e opozitës Lulzim Basha e Monika Kryemadhi si dhe Presidentin Ilir Meta.

“Është e qartë kush janë urdhëruesit dhe organizuesit e zjarrvënies [së selisë së PS-së]. S’ka ndodhur prej 30 vitesh… s’dëmtojnë as qytetarinë e Shkodrës e as trembin askënd. E vetmja gjë që do të kërkoja është qetësi, e nëse është e mundur nga prindërit të tërheqin fëmijët, sepse aty kam parë edhe fëmijë,” – tha Beqja.

I pyetur se përse pati vonesë në reagimin e policisë ndaj mësymjes së selisë së PS-së, Beqja tha se nuk mund ta komentonte këtë pjesë pasi nuk ishte person kompetent dhe përgjegjës për këtë pjesë.

“S’është mesazhi i protestuesve, janë grupe të vogla, sigurisht të manipuluara… edhe me informacionet dhe pamjet edhe të djeshme jo vetëm në Shkodër… edhe të sponsorizuara ndaj s’ka ndonjë gjë për t’u habitur se nga rrjedh ngjarja […] sot jo më, për sa kohë reagimi edhe politik edhe shtetëror ka qenë, tanimë sfondi është vetëm politik,” – këmbënguli Beqja.

Ish-ministri i Shëndetësisë e cilësoi situatën aktuale të nxitur nga opozita për të fituar kredenciale politike. Ai e lidhi këtë me përpjekjen e opozitës për të nxitur reagime përmes pretendimeve për manipulime të shifrave të viktimave nga COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu:

Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH

Djegia e selisë së PS-së Shkodër, Voltana Ademi: Njoftuam policinë, ndërhyri 45 minuta me vonesë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026