Djokoviç “mbret” në tenis, fiton 3-0 finalen e “Australian Open” ndaj Tsitsipas

29 Janar 2023 | 18:12

Novak Djokoviç është shpallur kampion i “Australian Open”. Ai ka fituar 3-0 me sete kundër Stefanos Tsitsipas, duke marrë kështu kreun e renditjes botërore në tenis.

Tenisti serb, Novak Djokoviç fiton Australian Open, duke e çuar në 22 numrin e “Grand Slam”-eve për meshkuj dhe trofeun e 10 ne Australi. Ai ka fituar 3-0 me sete (6-3, 7-6, 7-6) ndaj grekut,  i cili nuk tregoi shenja se do ta përmbyste rezultatin.

Me këtë fitore, 35-vjeçari, i cili barazohet me Rafael Nadal, do të rikthehet në renditjen numër një të botës.

Nga ana tjetër, Tsitsipas i Greqisë, 24 vjeç, vazhdon pritjen e tij për një triumf të parë në “Grand Slam”. Tenisti grek humbi ndaj Djokoviçit në finalen e tij të parë të madhe në “French Open 2021” pasi hoqi dorë nga epërsia në dy sete, por, këtë herë në Melburn.

Djokovic nuk ka humbur në Melbourne Park që nga viti 2018, një seri fitoresh që përfshin një rekord prej 28 ndeshjesh. Ai ka rifituar kurorën, të cilën nuk mundi ta mbronte vitin e kaluar pasi u dëbua nga Australia, për statusin e tij të vaksinimit kundër Covid-19.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026