“Do dëgjohet zëri i drejtësisë”, gazetari komenton veprimet e Ramës ndaj Ahmetajt

28 Shtator 2022 | 16:30

Gazetari Astrit Lumezi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se tani që Arben Ahmetaj nuk ka asnjë post politik, shumë shpejt mund të flasë drejtësia.

“Nuk besoj që Rama është ndikuar nga akuzat e opozitës sepse atyre akuzave iu ka dhënë përgjigje, por e ka mbajtur Ahemtaj rreth vetes duke i dhënë një mbështetje politike, paprekshmërie. Në momentin që zhvishet nga të gjitha postet, atëherë kjo do të thotë që duhet të jetë shumë afër dëgjimi i zërit të drejtësisë. Për mua është një pikëpamje e madhe që z. Rama ka akses tek drejtësia dhe di se cilat do të jenë hapat e mëtejshme të saj. Do ishte mirë që ai të qartësohej për akuzat”, u shpreh Lumezi.

Pas 9 vitesh Arben Ahmetaj nuk do të ketë asnjë post të rëndësishëm në Partinë Socialiste.

Një ditë më parë, kryeministri Rama vendosi ta largonte edhe nga drejtimi i qarkut të Vlorës. Tanimë ai do të ushtrojë vetëm detyrën e deputetit.

Arben Ahmetaj e ka nisur angazhimin në Partinë Socialiste që në kohën kur në pushtet ishte Fatos Nano.

 

LEONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026