‘Do ikim nga Shqipëria, këtu s’ka të ardhme’, të rinjtë pas takimit me Ramën
Të gjithë të rinjtë mund të kenë ambicie për t’u larguar jashtë, madje për të shkuar deri në Hënë, ka thënë kryeministri Rama gjatë takimit të djeshëm me të rinjtë e qytetit të Korçës.
Euronews Albania ka kryer disa intervista me studentët e universitetit të Korçës, se çfarë ata duan të bëjnë. Të qëndrojnë në Shqipëri apo të largohen jashtë?
Shumica e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ata tregojnë se nuk shohin shpresë e të ardhme në Shqipëri.
“Mendoj se të rinjtë, përderisa edhe kryeministri e thotë ashtu, do të thotë se ai nuk e ka problem që të rinjtë të ikin nga Shqipëria kështu që edhe të rinjtë detyrimisht do të largohen. Unë do largohem. Plan im është të largohem nga Shqipëria. Për të studiuar, jetuar e punuar, sepse mesa duket Shqipëria nuk ka të ardhme për rininë. Edhe shokët e shoqet mendojnë si unë, shumica e tyre duan të largohen nga Shqipëria”, thotë një vajzë.
“Dua të iki për një arsye më të mirë, ekonomi më të mirë. Rroga shumë e ulët. 200 mijë lekë. Nuk jetohet o vëlla”, shprehet një djalë.
Një nga të rinjtë ironizon duke thënë se nuk janë ata që duhet të largohen, por politikanët.
“E ardhmja ime është në Shqipëri. Ka shumë që duan të largohen, por Shqipëria është një vend me të ardhme dhe ata që duhet të largohen janë qeveritaret, deputetët e ministrat që janë kot atje”, thotë një i ri.
Gjatë 5-vjeçarit të fundit vihet re ulja e numrit të maturantëve nëpër gjimnaze, çka ndikon edhe në numrin e studentëve në universitetin e Korçës
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta