Do të rishikojmë vijën kufitare me Malin e Zi, thotë Kurti

22 Qershor 2022 | 14:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se do të formohet një komision i përbashkët me Malin e Zi, për rishikimin e vijës kufitare midis dy vendeve.

Gjatë fjalës së tij këtë të mërkurë në Kuvend, Kurti bëri me dije se presidenti malazez, Milo Gjukanoviç ka shprehur gatishmërinë e tij në lidhje me këtë çështje.

“Për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta, sa kam njohuri edhe ekspertët vendorë kanë punuar në këtë drejtim. Me rëndësi për ne është qe e rëndësishme është që presidenti Gjukanoviç ka shprehur gatishmëri për këtë çështje.

Besoj që edhe Qeveria e Malit të Zi do të reflektojë, atje kemi një qeveri të re, pala e Kosovës e di se ka pasur shumë hezitime që të hyhet në rishikim në periudhën 2015-2016, atëherë kur pala malazeze ishte e gatshme. Ndërsa, subjekti të cilin unë e udhëheq gjithmonë e ka kundërshtuar versionin e nënshkruar”, theksoi kreu i qeverisë së Kosovës.

Më 21 mars të vitit 2018, u nënshkrua ratifikimi  marrëveshjes për demarkacion midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Kurti, asokohe në opozitë, u shpreh kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, duke thënë se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë tokë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026