Dogana e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur deri më 3 korrik
Pika kufitare e Kapshticës në Korçë do vijojë të jetë e mbyllur deri më 3 korrik. Lajmi konfirmohet nga drejtoria e Doganës së Shqipërisë, e cila thotë se ky vendim është marrë pasi shteti fqinj i Greqisë ka shtyrë afatin e mbylljes së doganës së Kristalopigi për shkak të gjendjes jo të mirë epidemiologjike të COVID-19.
“Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kristalopigi, është njoftuar shtyrja e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 3.7.2021”, thuhet në njoftim.
Kështu, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kufitare do jetë e mbyllur, kurse dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të lejohet nga ora 06:00-22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Autoritetet e vendit fqinj pohojnë se nga ky vendim përjashtohen vetëm punëtorët sezonalë, që janë të pajisur me letra dhe dokumente greke.
“Sipas autoriteteve greke, lejohet kalimi për 400 persona në ditë, bëhet fjalë vetëm për punëtorët sezonale me leje pune nga autoritetet greke, dhe për asnjë shtetas si europian ashtu edhe shqiptar”, sqarohet më tej.
Automjetet, taksitë dhe mjetet e tjera të transportit të pasagjerëve nuk do të lejohen të kalojnë, ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës puna vijon normalisht.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta