Doktrina e diplomacisë ruse, ja si negocion Rusia! Kërkon dhe ato që nuk i takojnë
Për të kuptuar stilin negociues të Putinit, duhet të rikthehemi te figura historike e Andrei Gromyko, diplomati sovjetik që udhëhoqi politikën e jashtme të Bashkimit Sovjetik për gati tri dekada, nga viti 1957 deri më 1985. Ai shërbeu nën udhëheqjen e pesë liderëve sovjetikë nga Hrushovi deri te Gorbaçovi, ky i fundit që përfundimisht e largoi nga posti.
Gromyko, i njohur nga diplomatët perëndimorë si “Zoti Jo”, ishte nxënës i Vyacheslav Molotovit ministri i jashtëm i epokës së Stalinit dhe firmëtari i famëkeq i marrëveshjes me Gjermaninë naziste në vitin 1939, e cila çoi në ndarjen e Polonisë. Molotovi kishte fituar reputacion për këmbënguljen e tij ekstreme dhe refuzimin për të ndryshuar pozicione.
Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, Henry Kissinger, një prej emrave më të njohur të diplomacisë amerikane, e konsideronte Gromykon edhe më të aftë dhe më të vendosur se paraardhësit e tij.
“Të hyje në negociata me të pa qenë i përgatitur në çdo detaj, ishte njësoj si të kërkoje dështimin,” ka thënë Kissinger.
Një nga bashkëpunëtorët e tij, Oleg Grinevski, ka dokumentuar filozofinë e Gromykos për negociatat në disa shënime: fillimisht kërko më shumë sesa ç’mendon se do të marrësh përfshirë edhe kërkesa të pabazuara. Më pas, përdor presion maksimal ultimatume, kërcënime, retorikë lufte përpara se të hapësh derën për negociata. Dhe kur ato të nisin, mos lësho pe.
Me kalimin e kohës, pala tjetër do të të ofrojë lëshime. Edhe atëherë, mos prano menjëherë shtyj akoma, derisa të marrësh shumicën e asaj që kërkove. Vetëm kur të ndjesh se ke fituar pjesën më të madhe të asaj që nuk ishte jotja, atëherë mund ta quash veten fitimtar në diplomaci.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta