Dokumenti ‘non-paper’, Vuçiç: Nëse shpresojnë se do të njohim Kosovën, kjo nuk do të ndodh

29 Prill 2021 | 08:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar pretendimin e homologes së tij të Kosovës, Vjosa Osmani se një dokumenti i ashtuquajtur “non-paper”, ku flitej për marrëveshjen Kosovë-Serbi e ka origjinën nga Serbia.

“Nëse ata shpresojnë se Serbia do të pranojë njohjen e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Vuçiç, duke shtuar se ekipi i tij po analizonin dokumentin.

“Unë u habita nga ai dokument. Ka më shumë material në të sesa tek plani i Marti Athisari i cili hartoi një plan të njohur si një propozim për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, tha Vuçiç para  gazetarëve në Novi Sad, ku ai inspektoi punimet në ndërtimin e një spitali të ri për trajtimin e  COVID-19.

Sipas presidentit serb ky material përmbante “shumë gjëra” që serbët do t’i konsideronin të këndshme, por një pjesë për njohjen e Kosovës do t’i “tmerronte ata.

Madje, Vuçiç është shprehur se dokumenti ‘non paper’ është krijuar nga një grua shumë e zgjuar, të cilën ai e njeh.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026