Dom Gjergj Meta për zgjedhjet: Kush e shet votën me para, nuk ka më zë për të kërkuar llogari

15 Prill 2021 | 16:41

Kisha Katolike në mesazhin e përcjellë për zgjedhjet e 25 prillit, ftoi qytetarët që ta ushtrojnë masivisht të drejtën e votimit. Në emër të gjithë Ipeshkve, në fjalën e tij Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta tha se nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë.

“Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes së tij dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Kush e blen votën me para duke përfituar nga varfëria ekonomike e votuesve nuk është i denjë të ulet në karrigen e deputetit. Si Ipeshkvi Nuk është rasti të votohen kandidatë me një të kaluar të dyfishtë. Integriteti moral i kandidatit duhet të jetë një kusht i domosdoshëm”, u shpreh Dom Gjergj Meta, sekretar i përgjithshëm i KISH-it

Në mesazhin e Kishës katolike u evidentuan edhe sfidat më të cilat do duhet të përballen ata që do qeverisin vendin pas zgjedhjeve të 25 prillit. Mes tyre sfida e pandemisë, rindërtimit, braktisja e vendit nga të rinjtë, por edhe korrupsioni dhe sistemi i drejtësisë.

“Sfida tjetër themelore e rëndësishme është forcimi i institucioneve që do dalin nga reforma në drejtësi, që ne e kemi në letër por që duhet të aplikohet sa më shpejt dhe me guxim.  E fundit por jo për nga rëndësia, është lufta ndaj korrupsionit që është evidentuar edhe nga institucionet kombëtare si një plagë e rëndë dhe akute e shoqërisë tonë”, tha Dom Gjergj Meta.

Në përmbyllje Kisha Katolike bëri thirrje që qytetarët të mos e keqpërdorin votën pasi ky do ishte një dëm i madh për individin, familjen dhe vetë vendin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026