Dominim total i ‘Mercedes’, Bottas dhe Hamilton do nisen të parët në Gjermani
Dominim i ‘Mercedes’ në provat zyrtare të garës së madhe të Gjermanisë. Valtteri Bottas dhe Lewis Hamilton do të jenë dy pilotët që do të nisen të parët, pasi arritën kohën më të mirë në provat zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë në Nurburg.
Dy pilotët e ‘Mercedes’ ishin shumë pranë njëri tjetrit me kohë, por në fund finlandezi ia dolli që të merrte vendin e parë dhe të arrinte për të tretën herë për këtë vit ‘pole position’.
‘Mercedes’ ka qenë dominues absolut në garat e vitit 2020, pasi deri më tani, dy pilotët e saj kanë arritur që në 11 gara ta nisin nga ‘pole position’.
Max Verstappen i ‘Red Bull’ ishte ai që arriti kohën e tretë më të mirë, me holandezin që të dielën do të pozicionohet pas Bottas dhe Hamilt ton. ‘Ferrari’ mund të gëzohet me vendin e katërt që u arrit nga LeClerc, ndërsa Vettel do ta nisë garën nga vendi i njëmbëdhjetë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta