Dorëheqja e Thaçit, Milazim Krasniqi: Klasa politike në Kosovë duhet të jetë e bashkuar

5 Nëntor 2020 | 13:26

Analisti Milazim Krasniqi tha për Euronews Albania se përgjegjësia për aktorët politikë në Kosovë aktualisht është shumë e madhe.

Sipas tij do të duhet të organizohet një takim për të marrë disa vendime që do të ruanin imazhin e shtetit duke marrë parasysh sa e goditur është Kosova nga ky proces gjyqësor që do të ndjekë Thaçi.

Pyetur nga gazetarja Çifligu nëse do të kishte nevojë për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve apo klasa politike do të mund ta menaxhonte vetë situatën Milazim Krasniqi pohoi se besonte në kapacitetin e klasës politike por jo në vullnetin e saj.

Analisti sqaroi se duke marrë parasysh se në Hagë kanë shkuar persona me bindje të ndryshme politike ama atje janë bërë bashkë, kjo është një arsye që të forcohet dhe uniteti politik i klasave politike në Kosovë në mënyrë që të krijohet një front i përbashkët për ndërtimin e institucioneve të stabilitetit.

Sa i përket kalimit të kompetencave të presidencës te Vjosa Osmani në bazë të Kushtetutës duke marrë parasysh dhe përplasjet e Osmanit me Thaçin ai u shpreh se besonte në aftësitë politike të saj dhe mendonte se gjithçka do të shkonte mirë por sidoqoftë vuri në dukje ngurtësinë e saj në komunikim.

“Edhe asaj do t’i duhet të jetë pak më e hapur në raport edhe me aktorët e tjerë përfshirë edhe Parlamentin për shkak se ndonjëherë e ka një farë ngurtësie në mënyrën si ajo komunikon por me përgjegjësitë e reja duhet të ketë një mendje pak me të hapur,” – tha ai teksa sqaroi se duke qenë në një situatë kaq të vështirë zi znj. Osmani si z. Hoti do të duhet t’i tejkalonin hatërmbetjet e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026