Dorëhiqen dy prokurore në Elbasan, mbi 70 largime me dëshirë nga drejtësia që prej nisjes së vetingut

30 Tetor 2021 | 16:41

Vakancat në Prokurorinë e Elbasanit rrezikojnë të shtohen. Prokurorja Ermira Tafani, njëherazi edhe drejtuese seksioni dhe prokuroja Armanda Xhaferri kanë paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dorëheqjen.

Sipas burimeve nga qeveria e organit të akuzës, prokuroret nuk kanë dhënë arsye shteruese mbi dorëheqjen e paraqitur, por mendohet shkak të jetë ngarkesa dhe stresi i vetingut.

Akti i dorëheqjes së tyre pritet të shqyrtohet javën e ardhme nga KLP-ja, ndërsa në rast pranimi në Prokurorinë e Elbasanit shkon në 5 numri i vakancave sa i takon prokurorëve, për shkak të 2 vakancave aktuale dhe ndarjes nga jeta pak ditë më parë të prokurores Erida Kokonozi.

Që prej nisjes së vetingut në drejtësi, mbi 70 gjyqtarë e prokurorë kanë paraqitur dorëheqjen ndërsa për shkak të vakancave edhe si pasojë e shkarkimeve, prej një viti pritet miratimi i një hartë të re gjyqësore, si zgjidhje për situatën kaotike në disa gjykata dhe prokurori.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026