‘Dosja Trump’, një ekspert i specializuar do të analizojë dokumentet

5 Shtator 2022 | 23:00

Gjyqtarja federale Eileen Cannon ra dakord sot të caktojë një ekspert të posaçëm për të shqyrtuar dokumentet e sekuestruara nga FBI-ja gjatë një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida.

Ajo urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të pezullonte hetimin penal, por tha se do të lejonte zyrtarët e inteligjencës amerikane të vazhdonin të kryenin një vlerësim të dokumenteve, si dhe një vlerësim të dëmtimit të sigurisë kombëtare, raportoi Reuters.

Cannon i dha afat ekipit ligjor të Trump dhe Departamentit të Drejtësisë deri të premten për të paraqitur një listë të të nominuarve për ekspertë të specializuar.

Një ekspert i specializuar është një ekspert i pavarur, i cili mund të caktohet nga gjykata në çështje të ndjeshme për të pasur akses dhe për të shqyrtuar materialet e mbrojtura nga marrëdhënia avokat-klient. Qëllimi i angazhimit të tyre është të parandalojnë hetuesit që të trajtojnë dokumentet në mënyrë të papërshtatshme.

Trump ka akuzuar Departamentin e Drejtësisë se ka nisur një “gjueti shtrigash” kundër tij dhe avokatët e tij argumentojnë se emërimi i një pale të tretë të pavarur për të shqyrtuar materialin do të ishte një kontroll i rëndësishëm për qeverinë.

Trump është nën hetim për marrjen e dokumenteve qeveritare nga Shtëpia e Bardhë dhe pasi mandati i tij përfundoi në janar 2021, ai i mori dokumentet në shtëpinë e tij në pronën Mar-a-Lago në Palm Beach.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026