Dozat e para të vaksinës anti-COVID pritet të mbërrijnë në janar në RMV, procesi i vaksinimit do të nisë në mars
Maqedonia e Veriut ka porositur 833 mijë vaksina kundër COVID-19-ës, të cilat pritet të mbërrijnë në vend në fillim të vitit të ardhshëm.
Për vaksinimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raportoi se nuk dihet me saktësi se kur do të vijnë dozat e para të vaksinës, por flitet që të mbërrijë në muajin janar.
Sipas saj edhe nëse vaksinat e para do të mbërrijë në muajin janar, procesi i vaksinimit pritet të nisë në muajin mars.
“Edhe tek ne nuk ka një datë fikse, por përmendet muaji janar si muaji kur do të vijnë doza e para. Fillimisht do të vijnë ato që janë në formë donacioni nga Bullgaria, për shkak se procedurat e tjera të furnizimit vonojnë pak më shumë për shtetin tonë, si ato që janë porositur nga prodhuesit direkt të vaksinës ose nëpërmjet sistemit COVAX. Duhet të pritet edhe në muajt e ardhshëm për të marrë gjithë porosinë që ka bërë RMV. Pavarësisht se vaksinat mund të vijnë gjatë muajit janar procesi i vaksinimit sipas autoriteteve nuk do të nisë në muajin mars, për shkak se ka nevojë për përgatitje teknike dhe një trajnim të shkurtër për punonjësit shëndetësor”, tha gazetarja.
“Dozat e tjera ka gjasë të vonojnë deri në mesin e vitit. Doza e para që do të vijë në janar do të përfshijë 20% e popullatës”, u shpreh ajo më tej.
Lexoni gjithashtu:
Vaksinimi në Serbi, shteti i tretë në Evropë ku ka nisur injektimi me ‘Pfizer’
Evropa nis vaksinimin, në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Austri bëhen injeksionet e para
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta