Drafti pas marrëveshjes, dritë jeshile për votën e emigrantëve
Ekspertët e Këshillit Politik janë duke bërë detajimet e fundit të draft-projektligjit që do ti paraqesin përfaqësuesve politik në kuadër të marrëveshjes së arritur për reformën zgjedhore. Euronews Albania zbardh dokumentin mbi të cilin janë duke punuar ekspertët ku kanë arritur të formulojnë dispozitat ligjore për sa i përket rifomulimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Teknologjisë së zgjedhje, votimin e emigrantëve apo edhe ankimimeve zgjedhore.
Sipas draftit, KQZ do të ndahet në tre nën institucione, dhe do të jetë një organ monokratik me një drejtues të vetëm. Shkalla e dytë e institucionit është organi rregullator I cili do të merret me miratimin e akteve normative gjatë periudhave zgjedhore ndërsa organi I fundit do të jetë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Përveç Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, dy organet e tjera do të funksionojnë me kohë të pjesshme gjatë periudhave zgjedhore.
Për sa i përket emërimit të Kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarët e dy hallkave të tjera të KQZ-së së re, do të nevojiten minimalisht 84 vota në parlament dhe nuk mund të bëhen pjesë zyrtar aktual të lartë apo edhe anëtar të partive. Ndërsa anëtarët aktual të KQZ-së do të shkarkohen nga detyra por do të marrin pagën e tyre deri në përfundimit e mandatit të tyre nga momenti që janë betuar.
Teknologjia në zgjedhje është pika tjetër që kanë trajtuar ekspertët ku është parashikuar që zbatimi i saj të jetë jo më pak se ne 10% të gjithë vendit dhe jo më shumë se 20%. Përjashtim nga ky parashikim janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021 ku është parashikuar që të bëhet identifikimi biometrik në të gjithë vendin dhe se qeveria do të alokojë fondet për të blerë pajisjet.
Një nga pikat që ka krijuar më shumë debat është edhe votimi i emigrantëve ku këtë kompetencë ia kanë lënë KQZ që të hartojë aktet ligjore dhe të përcaktojë metodikën se si do të mund të bëhet ky votim.
Edhe ankimimet zgjedhore do të bëhen nëpërmjet Kolegjit Zgjedhor i cili do të përbëhet nga gjyqtar të shkalleve të para dhe të apeleve dhe do të funksionojnë deri në plotësimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë me gjyqtar të vetuar plotësisht dhe më pas do të jetë kjo gjykatë që do të këtë për kompetencë ankimimet zgjedhore.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta