Draghi i mbijeton votëbesimit, por braktiset nga partitë
Kur kryeministri Mario Draghi njoftoi se italianët e kishin bindur të mos jepte dorëheqjen, për shumë orë me radhë gjatë së mërkurës u duke se qeveria e unitetit kombëtar do të mbijetonte.
Ai bëri thirrje për një pakt të ri dhe një votëbesim në Senat, por disa orë më vonë tre parti të koalicionit njoftuan se nuk do të merrnin pjesë në votim.
Tani, pas një viti e gjysmë, qeveria e tij që përfshinte të djathtën dhe të majtën është në prag të kolapsit.
Edhe pse Draghi e fitoi votëbesimin, mohimi i mbështetjes nga tre partitë, populistja Lëvizja 5 Yjet, ekstremistja Liga e Veriut dhe ajo e qendrës Forza Italia e bën të pamundur vazhdimin e mandatit.
Tani, kryeministrit, i cili nuk e ndoqi votimin nga Senati por nga zyra e tij, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të dorëzojë dorëheqjen tek presidenti, për herë të dytë brenda një javë.
Megjithatë, më parë ai duhet të ndjekë debatin që zhvillohet të enjten në dhomën e ulët të Parlamentit.
Drama politike në Itali nisi të enjten e kaluar, kur ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane i dorëzoi dorëheqjen kreut të shtetit pasi Lëvizja Yjet kishte dalë kundër paketës miliardere për të ndihmuar familjet dhe bizneset e dëmtuara nga pandemia.
LEXONI GJITHASHTU
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti