Drama e 15-vjeçares, e abuzuar dhe e paragjykuar nga shoqëria

2 Qershor 2020 | 14:53

Emri dhe gjithçka që shkruhej në muret e pallateve në lagjen e 15-vjeçares të abuzuar nga disa persona, mund të jenë fshirë, por drama që ata dhe shoqëria i kanë shkaktuar do të lëne gjurmë të thella në jetën e saj.

Banorë të lagjes periferike të Tiranës arrijnë deri aty sa fajësojnë viktimën, duke u bërë po aq fajtore sa edhe vetë autorët e ngjarjes së rëndë.

“Fajet i ka familja, nuk ka faj askush. Edukoje fëmijën, e çove në shkollë, në shkollë e çoj të mësojë, jo të bëj budallallëqe me shokë”, tha një qytetar.

“Nuk ka faj farë zotëria? Për fajin që ka bo e paguan vet. Unë kam vajzën time në klasë të 9-të.  I them shko mbaj rrugën drejt e të vish në shtëpi”,  theksoi një 52-vjeçare.

“E ka fajin ajo po ec. Pse e ka fajin vajza? Se nuk ka pas prindër, ti shkosh burrit të huaj në shtëpi”, tha një tjetër.

“Unë e njoh për njeri të mirë, nuk kam ndonjë vërejtje”.

Ndërkohë të tjerë, thjesht shprehin keqardhjen.

“Na vjen keq”

Banesa ku 65-vjeçari abuzonte më të miturën është shumë pranë pallatit ku ajo jetonte, në një zonë të banuar, por askush nuk mori guximin të denoncoje, ndërsa sot pjesa më e madhe e tyre ngrenë gishtin e akuzës ndaj një të miture.

Mirgit Vataj, drejtori ekzekutiv i Linjës së këshillimit “Alo 116” në një intervistë për Euronews Albania tha se pikërisht ky indiferentizëm dhe kjo mendësi, bëjnë që vajzat dhe gratë viktima të dhunës seksuale të mos denoncojnë abuzuesin.

“Ka impaktin që shpeshherë i heq zërin të gjitha viktimave të tjera për të raportuar sepse fillojnë dhe mendojnë ato çfarë personat e tjerë flasin, duke riviktimizuar edhe njëherë viktimat. Në vend që të jemi vigjilentë dhe të kemi informacion ta raportojmë, bëjmë të kundërt; fajësojmë viktimën që është, nuk e di çfarë të them”,  tha Mirgit vataj,  drejtor ekzekutiv “Alo116 Albania”.

Ndërkaq në shkollën ku mësonte 15-vjecarja që u abuzua nga roja i shkollës dhe 3 persona te tjerë, stafi pedagogjik nuk ka një përgjigje mbi ngjarjen e rëndë.

Mësuesit refuzojnë të japin një përgjigje, nëse kanë qenë në dijeni të veprimeve të turpshme që roja i shkollës së tyre kryente dhe nëse kanë marrë ndonjë ankesë.

15-vjeçares i është ofruar këshillim psikologjik si dhe do t’i sigurohet mbrojte dhe një asistencë psikologjike dhe mjekësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026