Drejt reformës territoriale 2, Rama: Do ndërhyjmë te shpenzimet. Shoqata: Bie harta me 61 bashki

21 Prill 2021 | 15:14

Reforma territoriale nuk ka përmbushur as pritshmëritë e qytetarëve, as të bashkive e as të qeverisë, e cila e miratoi atë në vitin 2015, dhe sot synon të rishikojë skemën e financimeve për njësitë vendore. Lajmin e ka dhënë në Euronews Albania, kryeministri Edi Rama.

“Reforma territoriale ka nevojë për një ndërhyrje të re lidhur me shpenzimet, por kjo duhet bërë në bashkëpunim me opozitën dhe në mirëkuptim me të, sepse nuk është një ndërhyrje që mund të bëhet në mënyrë të njëanshme”, u shpreh kreu i qeverisë.

Raporti Qeverisja Vendore 2020, tregon se më shumë se gjysma e bashkive nuk arrijnë të sigurojnë pavarësi financiare, duke shtuar stokun e borxheve dhe duke vënë në vështirësi investimet dhe shpenzimet.

“Buxheti i bashkive varion në raportin 40 me 60%. Pra, mbi 50% e bashkive mbijetojnë, pra e ndërtojnë aktivitetin e tyre mbi transfertën e pakushtëzuar që ndan buxheti”, tha Agron Haxhimali, kryetar i Shoqatës së Bashkive.

Haxhimali, madje zbulon për Euronews Albania se ka projekt nga qeveria edhe për të riparë hartën territoriale me 61 bashki.

“Ka nga qeveria zëra për ta rishiikuar, dhe një sinjal e ka dhënë kryeministri. Por edhe nga takimet që ne bëjmë me partnerë e donatorë, kanë dalë probleme”, u shpreh z. Haxhimali.

Shoqatat e Bashkive, propozojnë që rishikimi i reformës të përfshijë një konsultim të gjerë publik, madje të shihet edhe alternativa e referendumit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026