“Drejtësi për viktimat”, Zelensky thirrje për krijimin e gjykatës për krimet ruse
Kryeprokurori ukrainas ka deklaruar se vendi po ecën përpara në krijimin e një zyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në përpjekje për të proceduar lidershipin rus.
Në konferencën e quajtur “Të bashkuar për drejtësi” morën pjesë presidenti Zelensky, ministri i Jashtëm holandez, prokurori i përgjithshëm ukrainas dhe ai i gjykatës ndërkombëtare, Karim Khan.
“Bashkimi ynë për drejtësi duhet të bëhet një impuls i fuqishëm për miratimin e projekt/rezolutës ukrainase nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila duhet të kontribuojë në krijimin e një gjykate speciale për krimet ruse në Ukrainë”, u shreh Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Ushtria ukrainase po bëhet gati të kundërshtojë ofensivën ruse në tërë rajonin e Donjeckut. Rreth 30 kilometra nga Bakhmuti, një njësi snajperësh stërvitet gjatë ditës dhe shkon në frontin e luftës gjatë natës. Më shumë se snajperëve rusë, ata i tremben sulmeve me artileri.
Ndërkohë, në një fshat të Ukrainës është mbajtur një ceremoni simbolike për t’i dhënë lamtumirën një ushtari të zhdukur prej një viti.
Maksim Sviridenko u shpall i humbur, edhe pse familjarët e tij vazhdojnë ta kërkojnë me shpresën se mund të jetë kapur rob.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta