Drejtësia dhe apeli i Yuri Kim, Ylli Manjani: Ndërhyrja e ambasadës amerikane, presion i papranueshëm

22 Qershor 2021 | 12:50

Juristi, Ylli Manjani tha për Euronews Albania se reagimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, është një presion i papranueshëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Teksa shpjegoi se në bazë të ligjit dhe Kushtetutës shqiptare, është Komisioneri Publik ai që merr vendimin për të çuar në KPA (Komisioni i Posaçëm i Apelimit) një pretendim të ONM-së (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit), z. Manjani u shpreh se nuk ka asnjë ligj në Kushtetutën shqiptare që legjitimon ndërhyrjen e një ambasadoreje, të cilitdo vendi qoftë ajo, në një vendimmarrje të tillë.

“Në këtë procedurë ligjore s’e kuptoj se ç’hyn ambasadorja. Ky është ligji në Kushtetutën e Shqipërisë. Pra, ka një KPK, një Komisioner Publik që ankohet në KPA kur e sheh se një gjë e tillë është e nevojshme, kjo është procedura. Ambasadorja nuk hyn. Nuk ka asnjë ligj të shkruar që të legjitimojë këtë rol të ambasadës. Ky është një presion që është i papranueshëm ngado që të bëhet. ONM, dhe për më tepër në rastin kur kërkon mbështetjen publike nga ambasada, tregon se është e dobët dhe pa prova”, – u shpreh z. Manjani.

Sipas z. Manjani, në vendimin prej 113 faqesh të KPK-së lidhur me konfirmimin në detyrë të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj është trajtuar me detaje çdo lloj thashethemi, çka sipas tij është kthyer në standard të gjykimit për punonjësit e drejtësisë, duke e dëmtuar së tepërmi sistemin.

“Nëse standardi i gjykimit ndaj punonjësve të drejtësisë është thashethemi dhe letrat anonime, ky është një sistem i shpërdoruar. Një pjesë e mirë e gjyqtarëve janë larguar me presione mbi bazë thashethemesh duke dëmtuar sistemin”, – tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026