Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve: 5 mijë lekë gjobë për ata që nuk kanë vetëdeklaruar të ardhurat vjetore
Ka përfunduar afati i deklarimit të të ardhurave për të dypunësuarit dhe ata me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha për Euronews Albania se ata që nuk kanë vetëdeklaruar të ardhurat e tyre vjetore do të gjobiten me 5 mijë lekë.
Znj. Ibrahimaj nënvizoi se nëse këta persona vonohen akoma më shumë për të bërë deklaratën, do të ketë kamatë mbi këtë masë administrative për çdo ditë vonesë.
“Numri i personave që e kanë plotësuar deklaratën e të ardhurave vjetore është 56.045”, informoi Delina Ibrahimaj.
Euronews Albania mëson se deri më 29 qershor, kanë plotësuar formularin 43.800 persona, ndërsa detyrimin e kishin edhe 15.000 individë të tjerë, prej të cilëve, 13.000 të dypunësuar me të ardhura vjetore nën dy milionë lekë. Ky deklarim bëhet çdo vit deri në 30 prill, por Drejtoria e Tatimeve vendosi ta shtyjë këtë proces deri më 30 qershor.
Në lidhje me fiskalizimin, znj. Ibrahimi informoi se nga janari kanë filluar të fiskalizohen të gjitha subjektet që lëshonin fatura elektronike ndaj enteve publike dhe nga 1 korriku kanë detyrimin për t’u fiskalizuar dhe për të lëshuar fatura elektronike të gjithë subjektet, të cilët lëshojnë fatura pa para në dorë, që paguhen në bankë.
Dje qeveria ka firmosur një akt normativ për hyrjen në fuqi të ligjit që parashikon që gjobat e lidhura me procesin e fiskalizimit do të fillojnë të aplikohen nga janari i vitit të ardhshëm.
Delina Ibrahimaj tha se procesi i fiskalizimit u vjen në ndihmë bizneseve duke iu lehtësuar procedurat për përmbushjen tatimore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fiskalizimi drejt zbatimit, Buxhuku: Ky proces nuk do të ulë informalitetin në ekonominë shqiptare
- “Do të anulojmë fiskalizimin”, Basha takime me profesionistë të lirë, shpjegon programin ekonomik
- Fiskalizimi, Çoçoli: Bizneset lehtësohen por shteti përfiton më shumë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta