Drejtorët ekzekutivë të teknologjisë në Evropë bëjnë thirrje për rregulla më të lehta të IA
Rregulloret e inteligjencës artificiale në Evropë duhet të reduktohen dhe thjeshtohen. Kështu deklaruan drejtuesit ekzekutivë të shtatë prej firmave më të mëdha të teknologjisë në Evropë, përfshirë Christophe Fouquet të prodhuesit më të madh të pajisjeve të çipave kompjuterikë ASML.
Bashkimi Evropian rifillon bisedimet këtë muaj mbi përmirësimin e Aktit të Inteligjencës Artificiale të vitit 2024 të bllokut, me Komisionin Evropian, krahun i cili gjithashtu pritet të paraqesë “Paketën e Sovranitetit Teknologjik” më 27 maj.
Kjo përfshin planet ende në negociata për të mbështetur industrinë e çipave kompjuterikë dhe infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale.
“Më shumë se tre vjet pas ‘momentit ChatGPT’, Evropa është ende duke debatuar për rregullimin, ndërsa të tjerët e kanë zhvendosur prej kohësh fokusin në shkallëzimin e IA-së në sistemet fizike dhe robotikë”, shprehen drejtuesit.
Komenti, i botuar në gazeta bëri thirrje gjithashtu për politika më të forta industriale dhe rregulla të M&A-ve që do t’u lejonin kompanive evropiane të rriteshin.
“Ne përballemi me tregje të fragmentuara dhe rivalë të subvencionuar me depërtim shumë të fortë të tregut në BE”, shkruan drejtuesit.
Ajo u nënshkrua nga drejtorët ekzekutivë të ASML dhe Airbus, Ericsson, Mistral AI, Nokia, SAP AG dhe Siemens. Gjithashtu u pasua me një takim me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij