Drejtori i aeroportit të Kukësit: Nga 20 maji i hapur për të gjitha linjat ndërkombëtare, çmimet më të lira se gjithë rajoni
Të dielën e 18 prillit një avion me pasagjerë nga Londra pritet të zbresë në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Kukësit.
Sipas autoriteteve, ka përfunduar pista prej 2200 metrash, ndërsa në zonën e parkimit është projektuar të qëndrojnë 3 avionë njëkohësisht.
Altin Progonati, drejtor i Aeroportit të Kukësit tha për Euronews Albania se punimet në këtë aeroport janë drejt përfundimit, teksa pritet që ai të jetë tërësisht funksional dhe i hapur për të gjitha linjat ndërkombëtare deri në datën 20 maj, kur edhe do të jetë certifikuar në bazë të të gjitha proceduarve ndërkombëtare.
Teksa sqaroi se fluturimi i parë nga Londra në Kukës të dielën do të jetë një fluturim inaugurues, z. Progonati theksoi se aeroporti i Kukësit është konceptuar si ‘low cost’ dhe do të operojë me çmime më të ulëta se të gjitha aeroportet e rajonit.
“Aeroporti i Kukës është i konceptuar si loë cost dhe do të jetë konkurrues për të gjithë rajonin, duke ofruar bileta më të lira se Shkupi, Podgorica apo Prishtina”, tha z. Progonati.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta