Drejtori i ri i AKSHI-t: Do të ofrojmë shërbime gjithnjë e më të qëndrueshme
Këtë të martë është prezantuar Drejtori i ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa. Gjatë fjalës së tij Tafa u shpreh se është një përgjegjësi e madhe të drejtojë AKSHI-n. Ai theksoi se do të punojnë bashkë me stafin në realizimin e vizionit të kryeministrit Edi Rama, për digjitalizimin e të gjithë shërbimeve.
“Faleminderit për besimi, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme që të drejtoj AKSHI-n, një institucion i suksesshëm që nuk është vetëm teknologjik por është zemra e modernizmit dhe e transformimit digjital që ofron shërbimet për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendet.
Një institucion që është hallkë kryesore e bashkëpunimet me institucionet e tjera, jo vetëm ne sektorin shtetëror po edhe atë privat. Ju keni të gjitha kapacitetet për të çuar vizionin e kryeministrit para për digjitalizimin e të gjithë shërbimeve drejt bizneseve dhe qytetarëve.
AKSHI do të bëjë maksimumin për të ofruar shërbime gjithnjë e më të qëndrueshme dhe do të ofrojë shërbime si e-albania 2.0 dhe avancimi i teknologjike IA që te jemi lider përtej rajonit në fushën e digjitalizimet dhe inteligjencës së avancuar IA”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta