Drejtori i Zjarrfikëses sqaron se në ngjarjen e Velipojës ka pasur rrjedhje gazi

5 Korrik 2021 | 14:19

Drejtori i Repartit Zjarrfikës në Shkodër, Agrin Dibra sqaroi se nuk ka pasur shpërthim, por rrjedhje gazi në hotelin në Velipojë, ku mbetën të plagosur 4 anëtarët e familjes Gjoka.

“Kjo është një rrjedhje gazi e bombolave të kampingut që fatkeqësisht janë jashtëzakonisht të rrezikshme, sidomos në pjesën e Velipojës, pasi këto bombola rrinë gati 10 muaj pa u përdorur”, u shpreh z. Dibra, teksa shtoi se gominat e bombolave forcohen dhe kur vendosen sërish në punë, këto krijojnë rrjedhje gazi.

Për ngjarjen e një dite më parë mungesa e dëshmive të personave të familjes e vështirëson hetimin.

Aktualisht 4 familjarët e plagosur janë duke marrë mjekim intensiv në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë.

Nëna është në gjendje disi më të stabilizuar me djegie në 60 për qind të trupit, ndërsa tre fëmijët janë në gjendje më të rënduar, me 85-90 për qind diegie të trupit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026