Drejtorja e Tatimeve flet për bizneset që u rritën dhe ato që u goditën gjatë pandemisë

18 Janar 2021 | 15:39

Delina Ibrahimi, drejtore e Përgjithshme e Tatimeve thotë se gjatë vitit 2020 në total numri i bizneseve në Shqipëri është rritur. Znj. Ibrahimi duke krahasuar shifrat tha se në shkurt të vitit të kaluar numëroheshin më pak se 12 mijë biznese ndërsa në dhjetor ishin mbi 113 mijë.

Drejtuesja e Tatimeve tha se bëhet fjalë për një diferencë pozitive prej mbi 2800 biznese, por ajo shtoi se 9 mijë bizneset që kanë kaluar në statusin pasiv nuk konsiderohen të mbyllura pasi ato mund të rihapen sërish dhe kryesisht bëhet fjalë për biznese familjare.

Duke folur për treguesit e ekonomisë, znj. Ibrahimi gjatë intervistës për Euronews Albania tha se në nivel 9 mujor për 2020 ka pasur një rënie me 5% të GDP-së. “Pandemia ka prekur bizneset por në total ka pasur një ecuri normale dhe më pozitive se sa pritshmërinë që kishim”, tha ajo.

Nga ana tjetër znj. Ibrahimi foli për uljen e të ardhurave tatimore që janë mbledhur gjatë 2020, por pavarësisht kësaj parashikimet ishin më negative dhe kjo tregon tha ajo se ekonomia shqiptare ka arritur që ta përballojë me sukses pandeminë.

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve foli dhe në terma konkrete për bizneset që kanë pasur goditje më të fortë nga pandemia dhe ato që nuk janë ndikuar apo që mund të kenë pasur dhe rritje. Për bizneset që kanë pasur rritje ajo përmendi farmaceutikën, tregtinë ushqimore dhe sektorin e nderimit, kurse për bizneset më të goditura renditi fasonerinë dhe turizmin.

“Bizneset që kanë pasur një aktivitet ekonomik të njëjtë ose të pandryshuar vitin e kaluar, mbase edhe në rritje, kanë qenë bizneset e farmaceutikës që kanë pasur një kërkesë të shtuar gjatë këtij viti por gjithashtu dhe biznesi i tregtisë ushqimore ka pasur një ecuri normale pasi në asnjë moment nuk është ndërprerë. Biznese me ecuri normale janë edhe bizneset në sektorin e ndërtimit pasi përveç ecurisë së sektorit në vetvete ka qenë i ndikuar edhe nga procesi i rindërtimit”, u shpreh znj. Ibrahimi.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Pandemia rrënoi bizneset, Gjergj Buxhuku: Ekonomia shqiptare është tepër e dobët

Pandemia goditi tregtarët e vegjël, falimentojnë mbi 9000 biznese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026