Dritan Nesho: Qasja e Biden për Kosovën do të jetë e përafërt me atë të Obamës dhe Bushit

7 Janar 2021 | 18:15

Drejtor i përgjithshëm i “Harris x” në Washington, Dritan Nesho analizoi për Euronews Albania pritshmëritë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën nën drejtimin e Presidentit Joe Biden.

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni i Shteteve të Bashkuara, Nesho i tha gazetares Bruna Çifligu se administrata e re do të ketë një shtytje për të normalizuar më tej marrëdhëniet mes Kosovës, Serbisë dhe vendeve të rajonit, mirëpo iniciativa si ndryshimi i kufijve nuk do të mbështetet.

“Kur u dha lajmi i një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë [për ndryshime kufijsh], prononcimi i kandidatit asokohe Joe Biden ishte i qartë se SHBA duhej të mbështeste të drejtën e Kosovës për të qëndruar si një vend i njohur dhe i pavarur mes kombeve të tjera, prandaj linja e tij do të jetë më e përafërt me ato të Obamës dhe Bushit dhe konsensusit të vjetër se sa një linjë që do të eksplorojë metoda të reja për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë,” – tha Nesho.

Sipas Neshos Biden do të jetë më pak radikal në Ballkan krahasuar me Trump për sa i përket politikës dhe qasjes në rajonin e Ballkanit. Ai tha se krahasuar me Trump-in, i cili caktoi një përfaqësues për dialogun si ambasadori Richard Grenell, Biden mund t’i rikthehet qasjes së shkuar me “konsensusin e vjetër” me dy rrugëtime të qarta ruajtjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Lexoni gjithashtu:

Joe Biden konfirmohet president i SHBA

Facebook dhe Twitter pezullojnë presidentin Trump nga platformat e tyre

Kaos dhe dhunë në Kongresin amerikan, 4 persona humbën jetën pas përplasjes me policinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026