Dronët inteligjentë, eksperti i kriminalistikës: Nëse përdoren mirë do ketë rezultate pozitive
Policia e Shtetit pritet të furnizohet me një flotë dronësh super-inteligjentë, për të parandaluar dhe goditur nivelin e kriminalitetit në vend.
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi e vlerëson këtë qasje të Policisë së Shtetit, e cila përmes mjeteve të teknologjisë do të tentojë të rrisë shpejtësinë e reagimit ndaj veprave penale.
“Më në fund Policia shqiptare po i kthehet inteligjencës dhe arriti të heqë dorë nga ato post-blloqet me kallashnikovë, që nuk i shërbejnë askujt. Ka filluar dhe po ndryshon mentalitet, unë e mbështes këtë iniciativë. Filloi të largohet mentaliteti enverist i kohës së vjetër dhe po futet teknologjia. Unë e miratoj marrjen e dronëve”, theksoi ai.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, z. Rexhepi thotë se përdormi i tyre me efikasitet do të ndikojë në ulje e veprave penale dhe autorët e krimit nuk do “arratisen” aq lehtë nga vendi i ngjarjes.
“Nëse i përdorin mirë, për mua do të ketë rezultat shumë pozitiv. Ju thashë, normalët e kanë 14 kilometra pavarësinë, këta (dronët e përmendur nga Ministria e Brendshme) mund ta kenë 30-40 kilometra. Kjo e vështirëson jashtë mase zhdukjen e autorëve të veprave penale. Në mentalitet e pëlqej, por sa është vullneti për ta zbatuar këtë, kjo është çështje tjetër”, tha ai.
Ai u shpreh kritik për punën e Policisë së Shtetit duke thënë se bilancet e tyre në menaxhimin e territorit nuk janë atje ku duhet.
“Policia, për hir të vërtetës nuk është se po shkëlqen dhe bilancet po i afrohen vitit ’97, për mendimin tim. Unë kam shumë rezerva për forcat e rendit, për mënyrën se si po e menaxhojnë territorin”, shtoi z. Rexhepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta