Dronët super-inteligjentë që pritet të marrë Shqipëria
“Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë 2 modelet e dronëve që pritet të marrë Shqipëria. I pari shërben për përdorim civil, është super-inteligjent, i ndërtuar dhe specializuar për misione zbulimi.
Ky dron ka aftësi të lëvizë me shpejtësi 80 kilometra në orë, të komandohet në një distancë deri në 150 kilometra, të qëndrojë në ajër në lartësi të mëdha për disa orë dhe të përcjellë pamje me rezolucion të lartë në kohë reale.
Vitin e kaluar kompania turke publikoi pamjet e vizitës së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ish-kryepolicit Ardi Veliu, të cilët panë nga afër disa nga modelet e mjeteve fluturuese që prodhon “Baykar Defense”.
Së fundmi kryeministri Rama tha se Shqipëria do marrë edhe dronë luftarakë, ku modeli më i famshëm që prodhon kompania turke është “Bayraktar TB2”. Këtë dronë i kanë përqafuar edhe shumë vende të tjera madje edhe ukraina e cila i ka përdorur me sukses kundër agresionit rus.
Megjithatë, ende nuk dihet se kur këto dronë do të jenë operativë dhe në dispozicion.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria blen dronë.
Disa vite më parë, me tender sekret u ble një dron profesional për mbështetjen e operacioneve policore nga kompania AIRBUS, me vlerë 350 mijë euro.
Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit janë përdorur dronët e thjeshtë kryesisht për kontrollin e zonave të thella me risk për kultivimin e kanabisit, të cilat kanë rezultuar efektivë, por nuk kanë munguar as incidentet pasi janë rrëzuar duke u qëlluar me armë nga trafikantët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë, ndikon shtrenjtimi i materialeve
- Mbi 1500 euro metri katror, 3 zonat më të shtrenjta në Tiranë
- Ndërtimet pa leje u shtuan me 10% në vitin 2021, raporti i prokurorisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta