Dropull, përkujtohet dita e “JO!”-së së Greqisë kundër fashizmit

28 Tetor 2025 | 17:44

Në ditën përkujtimore të “JO!”-së së Greqisë kundër fashizmit në varrezat e ushtarëve grekë në fshatin Bularat, Bashkia Dropull janë zhvilluar homazhe. Të pranishmit, përfaqësues të institucioneve publike, deputetë, ambasadës së Greqisë në Tiranë, pushtetit vendor, banorë te zonës së Dropullit si dhe të ardhur nga Greqia vendosën kurora me lule duke nderuar ushtarët grekë të rënë gjatë kësaj lufte.

“28 tetori është një ditë kujtimi, nderimi dhe reflektimi, 28 tetori i vitit 1940 shënon fitoren e parë ndaj aksit nazifashist, ishte një fitore që iu dha krahë popujve të Europës dhe më gjerë se edhe mbi këtë të keqe të asaj epoke mund të fitohej, është në të njëjtën kohë nderim për të gjithë ata që në altarin e lirisë, të demokracisë dhe të vlerave të patjetërsueshme njerëzore, të dinjitetit dhanë jetën e tyre në kulmin e rinisë”, tha Vangjel Dule, deputet, kryetar i PBDNJ-së

Në 28 tetor 1940 Italia fashiste i kërkoi Greqisë që të dorëzohej pa kushte, por ajo e kundërshtoi duke nisur luftën kundër italianëve, e cila njihet edhe si dita e “JO!”-së së Greqisë dhe nisja e luftës italo-greke.

Kjo datë përbën një ngjarje të rëndësishme për historinë e popullit grek dhe çdo vit përkujtohet edhe në zonën e minoritetit grek në Dropull.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026