Drutë e zjarrit deri në 7000 lekë metër/kub, qeveria propozon heqjen e TVSH-së

14 Tetor 2022 | 18:27

Ministria e Financave kërkon heqjen e TVSh-së për drutë e zjarrit si masë e përkohshme deri në fund të vitit të ardhshëm.

Qëllimi është lehtësimi i barrës së çmimit te qytetarët në një kohë që kërkesa e lartë dhe mungesa në treg kanë rritur deri në 60 për qind këtë produkt.

Drutë përdoren për ngrohje në masë në zonat juglindore dhe veriore të vendit.

Një familjeje me 3 anëtarë i duhet minimalisht 7-8 metër/kub dru. Aktualisht, një metër/kub po shitet në treg deri në 7 mijë lekë, nga 4 mijë lekë që shitej vitin e kaluar.

Ky çmim ka nxjerrë në protestë qytetarët në zonën e Korçës. Në Bashkinë e Maliqit thonë se vetëm 10 për qind e familjeve kanë siguruar sasinë e nevojshme për ngrohje për shkak të çmimit dhe të mungesës në treg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026