Dua Lipa rekomandon librin e Lea Ypit, “Free” për muajin korrik
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka rekomanduar librin “Të lirë” (“Free”) të autores Lea Ypi si përzgjedhjen e muajit korrik në klubin e saj të librit, Service95.
Lea Ypi është një autore shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila në këtë vepër rrëfen përvojën e saj si fëmijë në Shqipërinë e izoluar gjatë regjimit komunist.
“Lea përshkruan një vend stalinist aq të izoluar politikisht, saqë kishte prishur marrëdhëniet jo vetëm me Perëndimin, por edhe me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Këndvështrimi i një fëmije e bën këtë realitet të çuditshëm të duket krejtësisht normal. Një kapitull i tërë i librit i kushtohet një kanaçeje Coca-Cola. Në Shqipërinë e Leas, një kanaçe bosh Coca-Cola ishte një simbol statusi; diçka që njerëzit e dëshironin dhe e lakmonin. Nëna e saj kursen para për të blerë një të tillë. Ajo humbet. Mes fqinjëve shpërthen një konflikt. Në kohën kur gjithçka zgjidhet, të gjithë tashmë kanë kaluar te Fanta”, shkruan Service95.
Service95 është platforma kulturore dhe klubi i librit i krijuar nga artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, i cili synon të sjellë në vëmendje libra, histori dhe ide nga autorë të ndryshëm në mbarë botën.
Përmes këtij klubi, Dua Lipa ndan me lexuesit përzgjedhjet e saj mujore, duke promovuar vepra që trajtojnë tema të rëndësishme sociale, kulturore dhe njerëzore.
Service95 është pjesë e një platforme më të gjerë që përfshin gjithashtu artikuj, rekomandime dhe përmbajtje mbi kulturën, artin, modën dhe stilin e jetesës.
Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
- 13:00 “Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari” Mesazhi i Kryepiskopit Joani për studentët
- 12:58 Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
- 12:56 Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani
- 12:52 Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani