‘Duhet më shumë kohë’, KiE dhe OSBE nuk japin opinion për ndryshimet kushtetuese

7 Korrik 2020 | 15:14

OSBE dhe Këshilli Evropës nuk mund të japin opinione për ndryshimet kushtetuese pasi koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme. Këshilli i Legjislacionit vijoi sot shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare ku në rend të ditës kishte seanca dëgjimore me përfaqësues të institucioneve vendore dhe ato ndërkombëtare. 

I pari nga ndërkombëtarët që dha opinionin mbi propozimin e opozitës ishte Florian Hobdari, përfaqësues i OSBE-së në Tiranë ku theksoi se organizata kërkon kohë për të dhënë një ekspertizë të detajuar.

“Në rastet kur një shtet anëtar i OSBE-së vendos të ndryshojë sistemin zgjedhor, ne si organizatë ofrojmë mbështetje për procesin nëpërmjet të cilit ky ndryshim kryhet. Sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuar me forcë nga KiE duhet të nis një vit para zgjedhjeve të radhës dhe të jetë proces gjithëpërfshirës”, tha z. Hobdari.

I të njëjtin mendim ishte edhe Olsi Dekovi, përfaqësuesi i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, i cili u shpreh se për çështje të tilla duhet të merret opinion nga Komisioni i Venecias si organizimi zyrtar për ndryshimet kushtetuese.

“Kjo për shkak edhe sepse prek Kushtetutën është kompetencë e një organi të posaçme në Këshillin e Evropës, që është Komisioni i Venecias, por që  kërkon më shumë kohë se sa ne kishim në dispozicion”, tha z. Dekovi.

Por këto qëndrime të dy organizatave ndërkombëtare vënë në pikëpyetje afatet që janë vendosur për ndryshimet kushtetuese ku koha që kërkohet nuk përkon me 30 korrikun që është edhe afati për votimin në seancë të ndryshimeve kushtetuese, gjë e cila mund të konsiderohet edhe si bllokada e parë procedurale për këtë votim pasi në traditën e të tilla projektligjeve, asnjëherë nuk janë votuar pa pasur më parë ekspertizën e ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026