“Duhet t’u japim një mësim”, Irani paralajmëron anijet të qëndrojnë larg anijeve luftarake amerikane

8 Maj 2026 | 15:58

Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare e Iranit, IRGC paralajmëroi anijet të qëndronin larg anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit pas përleshjeve gjatë natës, duke thënë se ndonjëherë duhet t’u japë një mësim “Yankees”.

“Ju këshillojmë të mbani një distancë prej të paktën 10 miljesh nga anijet luftarake për sigurinë tuaj, sepse ndonjëherë na duhet t’u japim një mësim me raketa dhe dronë,” sipas një regjistrimi audio ku dëgjohet një zë duke thënë në Kanalin 16 të VHF, frekuenca e radios e përdorur nga anijet ndërkombëtare për komunikime urgjente.

Një burim nga industria detare i tha CNN se të enjten iranianët u bënë thirrje të gjitha anijeve që ndodheshin në pjesën veriore të Ngushticës të lëviznin më afër Dubait, gjë që të gjitha e bënë, duke shtuar se atë ditë pati të shtëna intensive me armë në kanalin ujor.

Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkua, UKMTO ka deklaruar se trafiku në Ngushticën e Hormuzit mbetet ndjeshëm i reduktuar, me disa incidente të reja të sigurisë të raportuara në 48 orët e fundit.

Më tej theksohet se operimi në rrugët ujore mbetet me rrezik të lartë bazuar në sulmet e fundit ndaj anijeve në zonë, duke shtuar se aktiviteti i zbatimit të ligjit në lidhje me bllokadën vazhdon.

Që kur SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet ajrore kundër Iranit në fund të shkurtit, Irani ka kërcënuar të godasë çdo anije që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit pa lejen e marinës së Gardës Revolucionare të Iranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026