Duma ruse miraton pa asnjë votë kundër, ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Putin
Duma ruse kalon ndryshimet kushtetuese, pa asnjë votë kundër. Dhoma e ulët e Parlamentit rus mbështeti në mënyrë unanime ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidenti Vladimir Putin, që shihen gjerësisht si një përpjekje e tij për të zgjeruar influencën pasi të tërhiqet.
Reformat, që Presidenti rus i zbuloi javën e kaluar, u mbështetën nga të 432 ligjvënësit që ndodheshin në sallën e Dumës, siç njihet ndryshe dhoma e ulët e Parlamentit, e kontrolluar nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar. Askush nuk votoi kundër apo abstenoi.
Ndryshimet duket se i japin fushëveprimi Putin që të ruajë influencën e tij në momentin që mandati presidencial skadon në vitin 2024, edhe pse pak ditë më parë ai tha se nuk mbështet praktikat e epokës sovjetike me liderë të përjetshëm që vdesin në detyrë.
Legjislacioni mban për herë të parë statusin e Këshillit të Shtetit, aktualisht një strukturë e profilit të ulët që këshillon presidentin. Disa nga kompetencat e gjera të kreut të shtetit përfshihen gjithashtu në ndryshimet kushtetuese, që parashikojnë edhe zgjerimin e pushtetit të Parlamentit.
Putin, 67 vjeç, nuk i ka bërë publike planet e tij kur do të lërë Kremlinin. Para se të kthehen në ligj, amendamentet kushtetuese duhet të aprovohen nga dhoma e ulët e Parlamentit në dy votime të mëtejshme, para se të votohen në dhomën e sipërme, të ekzaminohen nga parlamentet rajonale dhe më pas të firmosen nga vetë Putin. Kushtetuta e Rusisë nuk ndryshohet që prej vitit 1993.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë