Dy argumentet e gjyqtarit për moshapjen e hetimit të Fatmir Mediut
Gjyqtari Erjon Çela rrëzoi kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimeve ndaj Fatmir Mediut këtë të martë për dy arsye kryesore.
Argumenti i parë ishte mungesa e të dhënave apo provave të reja që sipas Çelës është kusht thelbësor për rihapjen e çështjes. Së dyti, gjyqtari sqaroi se që nga viti 2012 deputetët apo të zgjedhurit nuk gëzojnë imunitet, pra mesa prokuroria nuk e ka ndjekur hetimin për kaq kohë nuk jemi në kushtet kur çështja mund të rihapet pas 10 vitesh.
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati mësoi gjithashtu nga kreu i SPAK, Arben Kraja se vendimi do të apelohet.
Kërkesa e SPAK për rihetim të çështjes vjen pasi ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, në vitin 2008.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata e Posaçme vendos se Fatmir Mediu nuk do të rihetohet për Gërdecin
- Shpërthimi në Gërdec, më 27 korrik seanca në GJKKO për Fatmir Mediun
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta