Dy ditë vaksinim i hapur për personat mbi 18 vjeç në të gjithë vendin, Manastirliu: Regjistrohuni në e-Albania
E marta dhe e mërkura, 29 dhe 30 qershor do të jenë ditë të hapura për vaksinimin masiv në të gjithë vendin për personat mbi 18 vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat nga qendra e vaksinimit të përqendruar në Vlorë, shpalli ditët e hapura të vaksinimit masiv anti COVID-19, për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në të gjithë vendin.
“Bazuar në rekomandimin e ekspertëve të ISHP, ne kemi vendosur, ashtu sikurse edhe në shumë vende në botë e kanë praktikuar, që e marta dhe e mërkura e ardhshme të jenë ditë vaksinimi të hapura. Pra, datat 29-30 qershor do të jenë ‘open days’ për vaksinimin e popullatës plus 18 vjeç”, – deklaroi znj. Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ftoi qytetarët që janë mbi 18 vjeç të aplikojnë në portalin e-Albania për të rezervuar vaksinën anti-COVID dhe për ta kryer gjatë dy ditëve të hapura të vaksinimit masiv kudo në territor.
“Ne do të përdorim platformën e-Albania, që të gjithë qytetarët që janë të interesuar për t’u vaksinuar të mund të aplikojnë nga dita e nesërme, e diela dhe e hëna për të kërkuar për t’u vaksinuar dhe sistemi e-Albania do të njoftojë vendin e vaksinimit, sipas qyteteve dhe do të jenë kryesisht qendrat e vaksinimit të përqendruar ato të cilat do realizojnë vaksinimet për ditët e hapura”, tha ministrja Manastirliu.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta