Dy futbollistë të tjerë të Realit të Madridit preken nga COVID-19

8 Nëntor 2020 | 08:49

Dy futbollistë të Realit të Madridit, Eden Hazard dhe Casemiro, rezultuan pozitivë me COVID-19 në testet që klubi zhvilloi së fundmi dhe për këtë ata janë vënë në izolim.

Lajmi u njoftua nga vetë klubi trembëdhjetë herë kampion i Evropës teksa Reali do të bëjë pa dy futbollistët përkatës në ndeshjen e së dielës kundër Valencias.

Klubi madrilen tha se testi ishte kryer të premten dhe pozitivë rezultuan vetëm 29-vjeçari belg Hazard dhe 28-vjeçari brazilian Casemiro.

Kështu te skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane bëhen tre futbollistët e infektuar nga COVID-19.

Më herët ishte mbrojtësi Eder Militao i prekur gjatë kësaj jave. Ai nuk qe i disponueshëm në fitoren 3-2 që Reali pati në Champions League kundër Interit.

Në këtë ndeshje Hazard luajti për 65 minuta, ndërkohë që ai së fundmi ishte grumbulluar me përfaqësuesen belge.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026